Miqësorja me Italinë, Jupi “i mërzitur” për asistin perfekt për Bushin: Ia dhashë topin, por kujt ia dhashë?!

Jan 13, 2020 | 23:33
SHPËRNDAJE

Specialisti i futbollit dhe trajneri Redi Jupi u kthye te turneu i bamirësië i organizuar në 10 dhjetor mes Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë p

Raklli-Duro-Jupi-Beqaj-Bogdani (1)
Në emisionin “Proçesi Sportiv”, ai bëri batutë me ish-sulmuesin e kombëtares dhe trajnerin e Shpresave Alban Bushi. I ftuar për të luajtur kundër Italisë, Jupi bëri shaka se si Bushi nuk arriti të shfrytëzonte si duhej asistin perfekt të tij.

Aktiviteti: Këtu u bë një gabim shumë i madh me numrin e tifozëve. Ne thërrasim ata të Partizanit, Tiranës, Flamurtarit për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të tyre. Të gjykosh ata (tifozët e kombëtare) pas ndeshjes është gabim. Mund të ishin 10 apo 15 mijë, për mua mbyllet me kaq me prezencën në stadium.

Sipërmarrja e këtij evenimenti ishte tepër e vështirë.  Kur merr përsipër gjëra të tillë niveli, për një vend si ne është e vështirë, pasi nuk hasim problem si asnjë vend tjetër. Harruan edhe dhuratat edhe për përfaqësuesit për ata të skuadrave kundërshtare.

Momenti i asistit perfekt për Bushin që nuk u kthye në gol: Ia dhashë ,por kujt ia dhashë?!

Bushi

Humbja me veteranët e Italisë: U mërzitëm të gjithë që nuk shkuam në finale për kënaqësi të publikut, por situatat ashtu erdhën. Edhe për mosmrrëveshje të Bogdanit me Klodin”, u shpreh Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura