Miqësorja e luksit, mitiku Bernabeu pret sot plot 20 Champions League

Aug 11, 2018 | 16:22
SHPËRNDAJE

Do të jetë një ndeshje luksi ku të gjithë do të mund të shikojnë dy majat e futbollit Europian për sa i përket numrit të trofeve. Plot 20 tituj të Uefa Champions League do të zbresin sot në mitikun Bernabeu.

be409fc4-42a9-4b30-8fa6-c187e9e7f22e-770x433

Reali i Madridit disi i dobësuar nga largimi i Kristiano Ronaldos përballë një Milani i cili po kërkon ringritjen e bujshme në nivelet më të larta të futbollit kontinental. Testi do të jetë i mirë për të dyja skuadrat, pasi do të jenë në gjendje të provojnë edhe lojtarët e blerë në këtë merkato. Ndeshja miqësore do të zhvillohet sot në orën 21:00.

Bernabeu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura