Miqësore para Ligës së Kombeve, ultrasit shqiptarë ndahen në barazim me skocezët

Nov 16, 2018 | 21:26
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Skocisë, ka nisur që një ditë para, ku protagonistë janë tifozët, që mes tyre kanë zhvilluar një takim miqësor. Pasi kanë shëtitur Tiranën dhe Shkodrën, me veshjet e tyre tradicionale, tifogrupi “Tartan Army” i skocezëve, ka zhvilluar një takim miqësor me “Tifozat Kuq e Zi”, në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare, në Kamzë.

439267_TS_16-11-18_2103922011_

Takimi është mbyllur me shifrat e barabarta 1-1. Një gjest i madh erdhi edhe nga skocezët, të cilët dhuruan një çek prej 5 mijë stërlinash, për fëmijët me sindromën “down”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura