MIQËSORE/ Nuk ka fitues në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Apolonia “mjaftohen” me rastet e krijuara

Sep 20, 2020 | 18:08
SHPËRNDAJE

Është mbyllur pa gola, miqësorja e sotme e zhvilluar në “Loro Boriçi”, mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara në portat respektive, të dy skuadrat nuk arritën ta zhbllokonin këtë sfidë.

VLLAZNIA

Rasti e parë të rrezikshëm e krijuan fierakët me Ejoh, i cili goditi shtyllën në minutën e katërt, ndërkohë që vlen të theksohet te fragmenti i dytë i lojës, foli për shkodranët, që krijuan volum loje, duke shpërdoruar raste të arta. Meritë në këtë barazim kishte padyshim edhe portiere Harizaj, që e mbajti portën të paprekur, pavarësisht tentativave të shumta.

FT: VLLAZNIA – APOLONIA 0-0

 

FORMACIONET:

Vllaznia: Qarri, Lekaj, Shehi, Imami, N.Hoxhaj, Ramadani, U. Hoxha, Kalaja, Mandiangu, Çoba, Dilaver. Trajner: Th. Brdariç.

Apolonia: Cako, Soto, Culli, Andoni, Mehmeti, Zogaj, Haxhiu, Hebeja Zaimaj, Ejoh, Gjata. Trajner: Kolela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura