Miqësore brenda grupit, zbulohet axhenda e Kombëtares për tre ndeshjet e muajit qershor

May 28, 2022 | 10:36
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare ka nisur prej ditës së premte grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve ndaj Islandës (më 6 qershor) dhe ndaj Izraelit (më 10 qershor), ndërkohë që më 13 qershor kuqezinjtë do të luajnë edhe një miqësore ndaj Estonisë.

SHQIPERIA

Përfaqësuesja shqiptare është akomoduar në kompleksin Tropikal në Durrës, ku do të zhvillojë përgatitjet për tre sfidat e qershorit dhe më 4 qershor do niset drejt Islandës për ndeshjen e parë zyrtare. Pas kthimit më datë 7 qershor në Durrës, skuadra do të vijojë përgatitjet për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit që luhet më 10 qershor në “Air Albania”. Më 13 qershor Shqipëria do të përmbyllë fushatën me një miqësore ndaj Estonisë po në stadiumin “Air Albania”.

Ndërkaq, më 31 maj 2022, në ora 18:00, Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës në mënyrë që stafi teknik të testojë gjendjen e të gjithë futbollistëve të grumbulluar.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto 3 ndeshje. Të gjitha oraret e programit janë sipas orës lokale shqiptare, nërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

AXHENDA E PLOTË E KOMBËTARES SHQIPTARE –

E shtunë, 28 maj 2022

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares, ORA 12:00
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 29 maj 2022

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 30 maj 2022

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares, ORA 12:00
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 31 maj 2022

  • Miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana”, ORA 18:00

E mërkurë, 1 qershor 2022

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 12:00
  • Seancë stërvitore, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 2 qershor 2022

  • Seancë stërvitore, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E premte, 3 qershor 2022

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 12:00
  • Seancë stërvitore, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E shtunë, 4 qershor 2022

  • Seanca stërvitore në Reikjavik-Islandë, ORA 20:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 5 qershor 2022

  • Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 19:30, në Reikjavik, Islandë.
  • Seanca zyrtare stërvitore në stadium e ndeshjes përpara sfidës Islandë-Shqipëri, ORA 20:00.

E hënë, 6 qershor 2022

  • Ndeshja e Ligës së Kombeve, Islandë-Shqipëri, ora 20:45, në stadiumin “Laugardalsvöllur”, Reikjavik.

E martë, 7 qershor 2022

  • Seancë stërvitore në Tropikal-Durrës, ORA 19:00.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 8 qershor 2022

  • Konferencë për shtyp e dy lojtarëve të ekipit kombëtar, ORA 12:00
  • Seancë stërvitore, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E enjte, 9 qershor 2022

  • Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 16:30, në Tropikal, Durrës.
  • Seanca zyrtare stërvitore në kompleksin Tropikal përpara sfidës Shqipëri-Izrael, ORA 17:00.

E premte, 10 qershor 2022

  • Ndeshja e Ligës së Kombeve, Shqipëri-Izrael, ora 20:45, në stadiumin “Air Abania”, Tiranë.

E shtunë, 11 qershor 2022

  • Seancë stërvitore në Tropikal-Durrës, ORA 17:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 12 qershor 2022

  • Konferencë zyrtare për shtyp e trajnerit dhe kapitenit, ORA 16:30, në Tropikal, Durrës.
  • Seanca zyrtare stërvitore në kompleksin Tropikal përpara sfidës Shqipëri-Estoni, ORA 17:00.

E hënë, 13 qershor 2022

  • Ndeshja miqësore, Shqipëri-Estoni, ora 18:00, në stadiumin “Air Abania”, Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura