Miqësia u kthye në armiqësi/ Pas përplasjeve virtuale, vëllai i Escobars sulmon Noizy-n në qendër të Tiranës, ja momentet

Sep 13, 2021 | 16:31
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Noizy është sulmuar nga vëllai i ish-anëtarit të grupit OTR, Escobars, gjatë mbrëmjen e së të dielës në Sheshin Skënderbej.

noizy meriton mjekiqi eskobar

Përplasja mes tyre ndodhi gjatë një aktiviteti sportiv të mbajtur në kryeqytet, ky të ftuar ishin emra të njohur si Noizy, Meriton Mjekiqi, Dafina Zeqiri, Bes Kallaku etj.

Pamjet e sherrit, ku nuk u kursyen as ofendimet me fjalë banale, janë bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.

Kujtojmë që dy shokët prishën miqësinë mes tyre dhe u përplasën virtualisht pasi Escobar i ftuar në emisionin “Gjoni’s Black” të Meriton Mjekiqit, i bëri diss Noizy-t.

“Tash nuk jam me ta se janë pak me hile si djem. Zini nuk është i drejtë, është një djalë i pafytyrë. Kur të ndihmon një njeri prej fillimit, me pare, me rroba, me krejt dhe mos me të respektuar, me ta hangër dorën se po i jep bukë me to, është gjynah e nuk ia vlen”,- u shpreh reperi, duke iu drejtuar ish-anëtarit të OTR.

meriton mjekiqi eskobars1

Noizy është përplasur virtualisht gjithashtu edhe me drejtuesin e këtij programi, pasi në “Gjoni’s Black” janë ftuar shpesh reperë që kanë pasur debate me këtë të fundit dhe i kanë bërë diss në emision. Përveç kësaj edhe vetë Meriton Mjekiqi ka hedhur thumba për Noizy-n përmes disa postimeve në Instagram.

Gjithashtu Meriton Mjekiqi dhe Escobar sollën këngë bashkëpunim “Pap Pap” në muajin korrik.

meriton mjekiqi eskobars 194042920_477619173475724_8287295656482011352_n 210035133_2450986918379501_1456315330169761608_n (1) meriton mjekiqi eskobars2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura