Minutazhi/ Shtatë futbollistë të Interit me mbi 1000′, por në krye qëndron Liverpuli

SHPËRNDAJE

Tani që mbetet për t’u luajtur vetëm e fundit nga 7 ndeshjet e zikaltërve në 21 ditë (nesër në “San Siro” kundër Veronës), Konte nuk është i kënaqur me skuadrën në dispozicion. Dëmtimet dhe linjat e dyta, jo në lartësinë e mendimeve të trajnerit, i kanë limituar shumë zgjedhjet këtij të fundit, i detyruar të kërkojë një sforco nga më shumë se një lojtar.

internazionale_cinemaApp

Në ekip ndodhen plot 7 lojtarë që kanë qëndruar në fushë për më shumë se 1000 minuta në 15 ndeshje sezonale mes Serisë A dhe Champions-it. Handanoviç e Shkrinjar nuk janë zëvendësuar kurrë (1350 minuta), më pas vijnë Brozoviç (1331′), Lukaku (1122′), De Vraj (1105′), Lautaro (1070′) dhe Barela (1026′).

Anglezët përpara – Reali i Madridit është në kuotën 7 lojtarë mbi 1000 minutat sezonale, ndërsa Barcelona në 6 (si te PSG, por me 2 ndeshje më shumë).

Te Juventusi e përdorin më shpesh rrotacionin: Sarri, në fakt, ka vetëm 4 lojtarë që kalojnë kufirin e 1000 minutave (Bonuçi, Aleks Sandro, Ronaldo dhe Pjaniç). Klubet angleze janë ato që kanë përshkuar më shumë kilometra dhe minuta: Liverpuli ka arritur në plot 19 ndeshje sezonale, Mançester Siti është në kuotën 18.

liverpul

Të kuqtë e Klopit kanë plot 9 lojtarë që kalojnë kuotën katërshifrore: rekordmeni është Van Dajk, që deri tani ka luajtur për plot 1560 minuta, duke qëndruar në fushë për 17 ndeshje pa ndërprerje. Siti ndodhet në 8, i njëjti numër si te Bajerni (me një ndeshje më pak): Kimish, me 1512 minuta, është lojtari në lëvizje me më shumë minuta nga bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.