Minoriteti serb në Shqipëri ankohet te Vuçiç: Duam shkolla dhe media në gjuhën serbe

May 28, 2015 | 11:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar takime me përfaqësues të minoritetit serb në Shqipëri, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Kryeministri Rama dhe homologu serb, Vuçiç

Ai u premtoi atyre se qeveria serbe do të bëjë gjithçka që t’i mbështesë, si edhe do të lehtësojë procedurat për pajisjen e tyre me pasaporta të shtetit të Serbisë.

Takimi u zhvillua mes tij dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Serbëve të Shqipërisë, të cilët jetojnë më së shumti në Shkodër.

Kreu i kësaj shoqate, Simo Hajkoja Hakoviç i shprehu pakënaqësi kryeministrit Vuçiç për të statusin që ata kanë në Shqipëri dhe për respektimin e të drejtave të minoriteteve.

“Ne nuk kemi shkolla në gjuhën serbe. Nuk kemi televizione apo media në gjuhën tonë”, tha ai. Ndërsa kreu i shoqatës serbe “Moraca-Rozafa” tha se në Shqipëri jetojnë të paktën 30 mijë serbë dhe malazezë, myslimanë dhe ortodoksë bashkë. Sipas gazetës “Tajung”, serbët e Shqipërisë nuk kanë marrë pjesë në censusin e fundit të bërë nga autoritetet shqiptare. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura