Minoritetet/ Greqia mesazh të prerë Tiranës: Po përjetësoni abuzimet e Enver Hoxhës

Oct 16, 2017 | 9:19
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas votimit në Parlament të ligjit “për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, nismë e kundërshtuar nga minoriteti grek në Shqipëri.

athina

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Aleksandros Gjenimatas, i cili, i pyetur nga gazetarët, ka deklaruar se ligji bën që minoritetet të përjetojnë abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës në vend që t’i mbrojë ato.

”Në vend që të sigurojë të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet europiane, projektligji që votoi Parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e minoriteteve, përjetëson abuzimet e regjimit të Enver Hoxhës. Ky është një hap përpara për pakicat reale dhe joekzistuese dhe një hap prapa për minoritetin kryesor dhe ekzistues të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Po dje, kujtojme se reagoi ashper edhe Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos. Gjatë përurimit të muzeumit të politikanit të njohur grek, Ioannis Kapodistrias në Korfuz, Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, ka çuar përsëri një mesazh ndaj Tiranës në lidhje me integrimin europian, duke iu referuar sërish çështjes së pronave të minoritetit grek në Himarë, si dhe bashkëpunimit të Shqipërisë me Kosovën, pas vizitës së presidentit Meta në Prishtinë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura