“Ministrja u tregua arrogante”/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, paralajmërojnë grevë urie ku pritet të futen edhe…

Sep 28, 2020 | 11:08
SHPËRNDAJE

Naftëtarët e Ballshit sërish kanë dalë në protestë, ndërsa kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie.

naftetaret-Ballshi1-770x429Punonjësit janë mbledhur para uzinës, ndërsa shtuan se në Tiranë nuk iu dëgjua zëri.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje, ne nuk na priti njeri. Ministrja u tregua shumë arrogante. Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, tha Sokol Dautaj, kryetari i sindikatës së naftëtarëve të bashkuar, raporton Neës24.

Mësohet se në grevën e urisë do të futen edhe gra. Ndërkohë kërkesa kryesore e tyre mbetet e njëjtë, ajo e rifillimit të punës në mjediset e uzinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura