“Ministrja sulmon mjekët”/ PD publikon videon e ekspertes së shëndetësisë: Nuk duhet t’i përdorë për luftë politike. Qeveria duhet të pranojë publikisht që…

Nov 22, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka publikuar videon e ekspertes se shendetesise, Liljana Shyqyriu Ramasaçi që sipas saj ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu se po sulmon mjekët.

Ekspertja teksa ka publikuar një video me deklaratat e Manastirliut thotë se ajo duhet të sigurojë jetën e bluzave te bardha.

 

Sipas saj është e papranueshme që mjekët të ndahen në të mirë apo të këqinj, në të opozitës apo të pozitës.

Ekspertja shprehet se mjeku është fati më i madh i qytetarëve në këtë kohë, pasi sipas saj qeveria i ka braktisur.

Postimi i plotë

Është e papranueshme që Ministrja e Shëndetësisë të ndajë mjekët në të mirë dhe të këqinj, në të pozitës dhe të opozitës, ku të këqinjtë janë këta të opozitës, që ngrenë zërin në ndihmë të pacientëve. Mjekët nuk bëjnë politikë dhe nuk janë të ndarë . Kjo që ju bëni është e pamoralshmë, pasi sakrifica e personelit mjekësor ka shkuar deri në humbjen e jetëve.

Shumë mjekë dhe personel shëndetësor janë infektuar në vendin e punës, sepse kjo Ministre dhe qeveria e saj nuk kanë sjellë pajisjet e duhura mbrojtëse, por vazhdojnë me lojën e shëmtuar përçarëse, përmes propagandës apo akuzave të padenja për receta me ëhats app.

Mjekët i shërbejnë qytetarit sa herë ai ka nevojë, pavarësisht nëse ndodhet në vendin e punës apo ngrihet nga divani menjëherë për të shkuar atje ku emergjenca shëndetësore e thërret.

Mjekët janë aty duke ndërruar bombulat e oksigjenit në mes të natës për ta mbajtur pacientin në jetë dhe ju bëjnë përsëri thirrje paqësore JU për të kryer detyrën tuaj.

Në vend të përdorimit të mjekëve për luftë politikë, qeveria duhet të pranojë publikisht që mjekët janë të keqpaguar dhe të pambrojtur, pavarësisht se të gjithë janë në vijën e parë të luftës.

Mjeku e ka bluzën e bardhë dhe për të pacienti është i shenjtë.

Ne jemi aty për të gjithë. Çdo ngjyrim është keqdashje politike.

Mjeku është fati më i madh i qytetarëve në këtë kohë, sepse qeveria e tyre i ka lënë jetim.

Propaganda për pushtetin nuk është as ilaç dhe as shpëtim!

Më e pakta që mund të bëjë një ministre shëndetësie dhe një kryeministër normal është t’u thotë të vërtetën, ta pranojë atë. Mjekët kanë nevojë për mbështetje, jo për përçarje dhe keqpërdorim politik në luftën me armikun Covid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura