Ministrja serbe: Rama-Vuçiç brenda 15 ditësh nënshkruajnë protokollin për ndërtimin e autostradës Durrës–Nish, kushton 1 miliard euro

May 31, 2015 | 13:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë Aleksander Vuçiç brenda 15 ditëve do të nënshkruajnë protokollin për realizimin e projektit të autostardës Durrës-Nish. Lajmin e ka dhënë Ministrja serbe e Infrastruktrës Zorana Mihajlovic.

Rama-Vucic

“Ajo ka thënë se projekti i autostradës Nish-Merdare –Prishtinë-Tiranë –Durrës do të kushtojë rreth 1 miliardë euro”, raporton Gazeta Express.

“Serbia dhe Shqipëria që prej 6 muajsh janë duke punuar rreth kësaj dhe jemi duke i përgatitur projektet të cilat dy Kryeministrat do t’i prezantojnë në Vjenë gjatë muajit gusht”, ka thënë Mihajlovic.

Ajo ka theksuar se kjo autostradë do të jetë e rëndësishme sepse lidh rajonin, veçmas për Serbinë e cila do të sigurojë dalje në det nëpërmjet Shqipërisë. Ajo ka thënë se stabiliteti politik është kusht për realizimin e këtij projekti. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura