Ministrja maqedonase nuk ndalet, i quan shqiptarët indianë dhe fis i egër

Apr 25, 2015 | 16:34
SHPËRNDAJE

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në bisedën me shefin e Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, të publikuar sot nga LSDM, ka vazhduar të ofendojë shqiptarët duke i quajtur “indianë dhe fis i egër”.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve “INA” ministrja në këtë bisedë me partinë shqiptare, partnere të koalicionit BDI-në, e krahason me fis të egër apo indianë.

Gordana Jankullovska

LSDM nga Gostivari ka publikuar materialet e tjera të përgjimeve, ku ministrja e brendshme dëgjohet me zërin e saj teksa fyen sërish shqiptarët si fis i egër dhe indianë. 

Kryetari i degës së LSDM-së në Gostivar, Blagojçe Trpeski theksoi se Jankullovska këtë e ka theksuar siç dëgjohet në bisedën mes saj me shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov. 

Ajo në këtë bisedë partinë shqiptare që e ka partnere të koalicionit BDI-në e krahason me fis të egër apo indianë. 

Mijallkov: Çka janë ato probleme nga mëngjesi ?

Jankullovska: A be, i zgjodhëm më në fund. Indianë, çka janë. Çka të them. Indianë. 

Mijallkov: Indianë, a. Mua më kërkuan që nga mëngjesi në ora 09.00.

Jankullovska: Po për këtë të kanë kërkuar, port ë dish. Mbrëmë mu lajmërua Musa. Unë i thash. Musa, sipas ligjit, për punë të tillë patjetër duhet të ketë konkluzë ose vendim të Qeverisë. Në këtë rast konkret duhet konkluzion. Dhe për këtë i thash se ja serbët vijnë në Zebërnjak, dhe ka pasur konkluzë nga Qeveria. Bullgarët transit kalojnë për në Tiranë…

Mijallkov: Dhe çka të kushton për të pasur kujdes me procedurën ?

Jankullovska: Po fis i egër, be Sasho. Dhe pastaj, hajde, u gjet. Unë i them se nuk mund ti lejojmë…, raporton “INA”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura