Ministrja malazeze: Mini-Shengeni ballkanik për ne nuk ka kuptim, i kemi hequr barrierat. Ato vende që kanë probleme t’i zgjidhin

Nov 12, 2019 | 18:03
SHPËRNDAJE

Ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulic tha të hënën se bashkimi me nismën e ‘mini-Schengenit’ për shtetet e Ballkanit të propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ishte një humbje energjie, duke nënvizuar se vendi i saj tashmë ka “hapur kufijtë” dhe ka hequr barrierat tregtare për fqinjët.

DragicaSekulic

Ajo tha se Mali i Zi është anëtar i CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave.

“Unë i kuptoj nismëtarët. Këto janë vendet që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që kemi bërë prej kohësh“, tha Sekulic për transmetuesin publik malazez, cituar nga Birn në versionin anglisht.

Ajo gjithashtu tha se qytetarët malazezë tashmë udhëtojnë duke përdorur kartat e tyre të identitetit si një dokument për të gjitha vendet e rajonit, përveç Kroacisë.

Në një samit në Ohër në Maqedoninë e Veriut më 10 nëntor, Kryeministri shqiptar Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u angazhuan të punojnë së bashku për të hequr pengesat në lëvizjen e mallrave dhe njerëzve midis tre vendeve të Ballkanit.

Ata gjithashtu ftuan vendet e tjera të Ballkanit të bashkohen me iniciativën. Aktualisht, Kosova nuk ka pranuar të jetë pjesë me pretendimin se kjo nismë çon në krijimin e Jugosllavisë së re.

Por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një mesazh në Facebook se “rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE dhe NATO nuk mund të zëvendësohet nga asnjë iniciativë rajonale”.

Ai gjithashtu tha se iniciativa “nuk ka kuptim për sa kohë që Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

/S.Ll/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura