Ministrja Kushi poston fotot nga rinisja e mësimit: Çdo gjë ka ecur mbarë! Mirënjohje nxënësve, prindërve dhe sidomos mësuesve!

May 4, 2021 | 19:13
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto-album nga rinisja e sotme e procesit mësimor në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar sipas skenarit të parë.
mesuese

“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik”, – shprehet Kushi në publikimin e saj.

“Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet”, – nënvizon Kushi.

“Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë. Respekt!” – e përfundon mesazhin e saj ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura