Ministrja Ekonomi: Reforma në drejtësi, tejet e rëndësishme për klimën e biznesit

May 23, 2016 | 17:19
SHPËRNDAJE

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi theksoi rëndësinë që reforma në drejtësi në përmirësimin e klimës së biznesit dhe e konsideroi atë si një gur themeli që do të përmirësojë jetën e qytetarëve shqiptarë.

milva2

“Reforma në drejtësi është një nga ato gurët e themelit që do ta përmirësojë shumë jetën e qytetarëve, duke i shpëtuar nga kalvari i kohëzgjatjes në shqyrtimin re ankesave të tyre. Ne shohim që 91 për qind e popullatës ka nevojë për të vendosur një sistem gjyqësor të pranueshëm dhe të operueshëm në Shqipëri. Kjo nuk do të thotë që dhe jeta e biznesit nuk është e vështirësuar nga këto gjëra, por do të thotë që ka hapësirë për të punuar më mirë, do të thotë që duhet ta përqafojmë të gjithë me shumë përkushtim dhe me entuziazëm, si dhe me përgjegjësi faktin që reforma në drejtësi është një nga elementët më të rëndësishëm për të bërë progres sot Shqipëria”, tha ajo.

Ekonomi tha se reforma në drejtësi nuk është vetëm një çështje e brendshme, por edhe një çështje rajonale, e lidhur ngushtë me konektivitetin mes vendeve të rajonit.

“Shqipëria duhet të punojë së bashku me vendet e tjera të rajonit, si Maqedoninë e Serbinë, dhe ato duhet të punojnë së bashku për të parë nëse do të jenë të afta të kenë të njëjtin nivel të përgjigjeve ndaj kërkesave që vijnë nga Bashkimi Europian dhe të ketë të njëjtin nivel të përgjigjeve për të fituar projekte që do të ndihmojnë rajonin për të ecur përpara. Kështu, në këndvështrimin tim, presioni për reformën në drejtësi nuk është vetëm një presion kombëtar, por është dhe një presion rajonal. Ne duhet të bëjmë gjëra sepse ne duhet të kemi të njëjtën shpejtësi sa dhe vendet e tjera. Nuk është vetëm një çështje e brendshme por është dhe një çështje rajonale. Unë e shoh situatën në këtë perspektivë”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura