Ministrja e re e Arsimit tur takimesh në shkollat e Tiranës dhe porosit arsimtarët: Duhet të jeni shumë të ashpër. Asnjë tolerim për…

Sep 28, 2020 | 14:19
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka vizituar këtë të hënë shkolla të ndryshme në Tiranë, ku fokusi kryesor ka qenë zbatimi i masave anti-COVID19 dhe kushteve të tjera higjieno-sanitare.

Kjo është sfida e jonë e përbashkët. Prandaj, detyrat qytetare si mbajtja e maskës, ruajtja e distancës, larja e shpeshtë e duarve dhe kujdesi për veten dhe të tjerët janë themelore që këtë periudhë jo të lehtë ta kalojmë me sukses, të sigurojmë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe mbi të gjitha, të ruajmë shëndetin e gjithsecilit Ju mund të mos sëmureni rëndë por jeni transmetues”, ishte mesazhi që dha ajo për nxënësit.

Ministrja Kushi u kërkoi arsimtarëve që të jenë të ashpër në zbatimin e masave.

Duhet të jeni shumë të ashpër. Asnjë tolerim. Jemi kujdesur që edhe shkolla të ketë maska në ato raste kur nuk i sigurojnë. Tre mujori i parë është i garantuar edhe me maska edhe me dezinfektonte. Fokusi ynë është mbarëvajtja e vitit shkollor dhe shëndeti i nxënësve dhe mësuesve”- shtoi ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura