Ministrja e Jashtme e Kosovës: Lufta në Ukrainë mund të përhapet edhe në Ballkan, agresioni rus mund të inkurajojë Serbinë…

May 10, 2022 | 20:54
SHPËRNDAJE

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër Kosovës. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla për The Jerusalem Post të martën.

Capture

Ajo përfundoi udhëtimin e saj tre ditor në Izrael ku u kërkoi zyrtarëve të përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar në neutralizimin e situatës.

“Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit të Ballkanit. Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë” tha Gërvalla në Jerusalem.

Gërvalla është zyrtarja më e lartë e Kosovës që viziton Izraelin, që pas vendosjes së një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA Donald Trump mes dy vendeve në vitin 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura