Ministrja e Financave: Paga mesatare ka patur një rritje të konsiderueshme me 57%

May 20, 2022 | 10:32
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi gjatë një konference për media ditën e sotme se nga të dhënat e publikuara nga njësia kundër informalitetit, paga mesatare në Shqipëri ka patur një rritje të konsiderueshmë me 57%.

delina ibrahimaj

Sipas ministres një rritje e tillë në katër mujorin e parë të vitit 2022 vjen si pasojë formalizimit të ekonomisë.

“Për vitin 2022 pritet të kemi një reduktim të normës së papunësisë. Paga mesatare gjatë vitit të kaluar ka pësuar një rritje. Nga të dhënat e realizuara nga njësia e informalitetit kemi patur një reduktim të vendeve të punës që janë me pagë minimale, reduktimi ka qenë në nivelin 23%, ose saktësisht 59702 vende punë më pak në kategorinë e pagës minimiale.

Paga mesatare për kategoritë e targetuara, për ata tatimpagues që kanë qenë në fokus të njësisë është rritur me 57%, pra ka patur një rritje të konsiderueshme të pagës mesatare. Të gjithë këto element na bëjnë të mendojmë se në tremujorin kemi një rritje të pagës mesatare dhe kjo si pasojë e formalizimit”, tha Ibrahimaj.

Gjithashtu ministrja Ibrahimi shtoi se gjatë 4 mujorit të parë të vitit 2022 ka një rënie të importeve me 1%, ndërkohë që sipas saj eksportet kanë pësuar rritje.

“Nëse do të çojmë vëmendjen te tregtia e jashtmë, importet kanë patur një rënie me 1 %. Rënia është ndikuar nga kategoria e lëndëve kimike dhe plastike, më së shumti nga rënia në vëllim e produkteve të plehrave kimike që prodhoheshin kryesisht në Ukrainë. Ta produkte që ndikojnë në konsum, ose janë lëndë të para kanë patur një rritje në vëllim. Rritja është materializuar dhe në vlerë, duke ndikuar dhe nga çmimet e rritura, në vlerë kemi shënuar një rritje të importeve me 27%.

Për sa i përket eksporteve kemi patur një rritje me përqindje dhe në vlerë.

Nëse ndalemi tek të ardhurat, janë realizuar në 127 miliardë lekë, 22.7 % më shumë se vitin kaluar. Plani është tejkaluar në 107%. Të ardhurat e realizuar në masë të kënaqshme qoftë për sigurimet shoqërore. TVSH-ja ka patur një rritje me 99.5% krahasuar me vitin e kaluar”, tha Ibrahimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura