Ministrja e  Drejtësisë reagon për dosjen “Habilaj”: Sot do të…

Nov 20, 2017 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me dojsen Habilaj, ku ishte përfshirë dhe ish-ministri Brendshëm. Etlida Gjonaj ka hedhur dritë mbi dosjen “Habilaj”. Dosja voluminoze mbi 1800 faqe është përkthyer nga MD dhe do të dorëzohet në Gjykatë.

“Sot jemi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nuk dua të ngatërrohemi me dosje. Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit, ka dhe një dosje voluminoze, besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”, tha Gjonaj.

etilda-gjonaj-480x270

Sipas saj për përkthimin e dosjes është vepruar sipas procedurave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura