Ministrja e Arsimit e nis javën duke shoqëruar vajzën e saj për në shkollë: E kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë me të, ja çfarë biseduam

Sep 21, 2020 | 12:50
SHPËRNDAJE

Evis Kushi, ministrja e sapo dekretuar e Arsimit e ka nisur javën duke e shoqëruar vajzën e saj për në shkollë. Kushi ka postuar në Facebook një foto ku shfaqet krah të bijës teksa e shoqëron drejt shkollës në Elbasan.

evis kushi“Para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë timen, vajzën e madhe Ana”, shkruan Kushi.

Nuk nguron t’i japë edhe këshilla për tu ruajtur nga koronavirusi.

“Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve. Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri.Javë të mbarë të gjithëve!”, shkruan Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit.

Evis Kushi u dekretua të enjten e kaluar për të drejtuar ministrinë që deri para pak ditësh e drejtonte Besa Shahini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura