Ministrja Denaj dhe guvernatori Sejko marrin pjesë në Takimet e Konstituencës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar

Feb 28, 2020 | 17:33
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko morën  pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të  Grupit  të   Bankës Botërore (BB), në Athinë , Greqi.

denaj sejko 4

Dy institucionet financiare ndërkombëtare, FMN dhe BB paraqitën në këtë takim prioritetet strategjike dhe tendencat ekonomike për gjashtë vendet e kësaj konstituence. Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e ekonomisë globale dhe ato të ekonomive rajonale, kryesisht  të përqendruara në normat e ulëta të interesave  dhe nivelit të borxhit publik. Diskutimet e mëtejshme në takim u përqendruan në ekonominë digjitale dhe avancimin e praktikave që sjellin zhvillim të sektorëve të lidhura me të.

Ministrja gjatë takimeve prezantoi situatën ekonomike të Shqipërisë dhe perspektivën e Qeverisë në nivel kombëtar dhe rajonal.

Ministrja theksoi, se ruajtja e parametrave makroekonomikë dhe ecuria e konsolidimit fiskal mbeten prioritare në rolin e Ministres së Financave.

Denaj vlerësoi pozitivisht ecurinë e parametrave makro-fiskalë, si reduktimin e borxhit, ruajtjen e balancës primare pozitive dhe zbatimin e suksesshëm të reformës së menaxhimit të financave publike, si parakushte të qendrueshmërisë së një ekomomie në zgjerim të vazhdueshëm.

denaj sejko 2

Ajo falenderoi partnerët për mbështetjen në zhvillimin e qendrueshëm të vendit dhe kapërcimin e sfidës së Rindërtimit.

Ministrja Denaj dhe Guvernatori Sejko zhvilluan takime me Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Botërore dhe  Domenico Fanizza, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku diskutuan  zhvillimet më të fundit  ekonomike  në Shqipëri dhe rajon, si dhe reformat e ndërmarra  për të përballuar  sfidat  që po kalon ekonomia globale.

Ministrja Denaj ka takuar gjatë ditës gjithashtu Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Greqisë, të cilët janë organizatorët e kësaj mbledhjeje vjetore.

***Shqipëria  është  anëtare  e  Fondit   Monetar  Ndërkombëtar  (FMN)  që prej vitit  1991  dhe   bën   pjesë   në  të  njëjtën  konstituencë  me Greqinë,  Italinë, Maltën, Portugalinë, Timorin Lindor dhe San Marinon. Në takimet e konstituencës marrin pjesë cdo vit Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve anëtare të këtij grupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura