Ministrja Bora Muzhaqi në stadium për të parë Roma-Feyenoord, kujton humbjen e parë të Shqipërisë kur u inaugurua “Air Albania”!

May 25, 2022 | 20:02
SHPËRNDAJE

Një nga tifozet e para që ka mbërritur në staudiumin Air Albania për të ndjekur nga afër finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit, është ministrja e qeverisë Rama, Bora Muzhaqi bashkë me partnerin e saj.

283984872_393926059448954_4387558674741619302_n

Ajo shfaqet e veshur me uniformën e kombëtares kuqezi, teksa kujton humbjen e saj në ndeshjen e parë në këtë stadium. Muzhaqi “ngushëllon” kuqezinjtë duke theksuar se pavarësisht se atëherë Shqipëria humbi sot do të fitojë.

“Jeni gati për finalen e Conference League?

Sot mu kujtua ndeshja e parë që u luajt për inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, në nëntor të 2019-s, kur si zakonisht isha aty për të mbështetur djemtë e kombëtares. Ndonëse në atë ndeshje humbëm, sot pavarësisht rezultatit, Shqipëria fiton.

Është kënaqësi e veçantë të kesh në qytetin tënd një stadium me standarde evropiane, ku tifozët sot vijnë për ndeshjen, ama nesër do të vijnë për Shqipërinë”, shkruan ministrja.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura