“Ministria flet për tre skenarë sikur do bëjë filmin e radhës”- Boçi ironizon: Qeveria pa strategji për rikthimin e nxënësve në shkolla. Si në historinë e gomarit, që…

Aug 11, 2020 | 20:01
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas zyrtarizimit të datës 14 shtator, si fillimi i nisjes së vitit akademik.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer-e1557227672882

Në një postim në facebook, teksa ka kujtuar se shumë shkolla në vend janë jashtë standardeve evropiane dhe nuk sigurojnë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore kundër COVID, Boçi thotë se Ministria e Arsimit nuk ka marrë asnjë masë për rikthimin e nxënësve në banka.

Sipas tij, Ministria bën deklarata për tre skenarë të mundshëm, sikur është duke bërë filmin e radhës, ndërsa ironizon “e gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.

Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.”

Reagimi i plotë:

MINISTRIA E PUSHIMEVE

Ndērsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bangat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata.

Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur.

Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.

Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron.

Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme.

Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore.

Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero.

Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës.

Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë.

E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim.

Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria.

Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!!

Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura