Ministria e Shëndetësisë tregon si u infektuan fëmijët në Shqipëri dhe sqaron nëse ka të infektuar në personelin e burgjeve

Apr 3, 2020 | 13:34
SHPËRNDAJE

ZV.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se në dijeninë e autoriteteve asnjë pjesëtar personeli në ndonjë burg të Shqipërisë nuk është i prekur nga COVID-19.

rakacolli

Deri tani nuk kemi të dhëna që të ketë personel shëndetësor me COVID-19”, tha Rakacolli.

E pyetur për fëmijët e prekur nga koronavirus, Rakacolli deklaroi se ata janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë, por fatmirësisht gjendja e tyre është shumë e mirë dhe asnjë nuk është i shtruar tek Infektivi.

Pyetje: Të farë moshe janë fëmijët e infektuar me Koronavirus dhe si e kanë marrë?

Rakacolli: Fëmijët e prekur janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë. Mosha mesatare e tyre është rreth tetë vjeç. Ata e kanë marrë pasi kanë qenë fëmijë në familjet ku ka pasur persona me koronavirus, por fatmirësisht janë të gjithë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjë prej tyre nuk është shtruar në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura