Ministria e Shëndetësisë tregon si paraqitet situata me koronavirusin: 17 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Mar 10, 2023 | 21:26
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në Shqipëri nuk ka asnjë humbje jete nga koronavirusi, ndërsa nga 373 testime kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë.

coviddd

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.

9 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Tropojë, Durrës, Fier, Lushnje, Memaliaj, Kuçovë.

Janë 166 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,873 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 10 Mars 2023)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 373

Testime totale 2,043,433
Raste pozitive 333,639
Raste të shëruara 329,873
Raste Aktive 166
Humbje jete 3,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Fier 8
Vlorë 5
Shkodër. 3
Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura