Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Nuk ka humbje jete nga koronavirusi, ja sa qytetarë u infektuan

Sep 22, 2022 | 18:12
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nga 641 testime kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete.

vaksina-COVID19-1170x650-731x406-1-e1635464741483

Në buletin e përditshëm të ministrisë bëhet e ditur se janë shëruar 75 pacientë. Ndërkohë i bëhet thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

“Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 51 qytetarë, në këto bashki:

21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan.

Janë 807 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 75
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641

Testime totale 1,977,055
Raste pozitive 330,715
Raste të shëruara 326,319
Raste Aktive 807
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 378
Shkodër 87
Elbasan 70
Fier 69
Vlorë 58
Durrës 38

Gjirokastër 26
Lezhë 25
Korçë 20
Dibër 20
Berat 16
Kukës 0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura