Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jete nga koronavirusi, vetëm 14 raste të reja

May 3, 2022 | 16:27
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 502 testime kanë rezultuar pozitiv vetëm 14 qytetarë.

Ambulanca-infektivi-850x450-1-770x433-1

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

“Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftimin e ministrise.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 14 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.

Janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Maj 2022)

Raste të reja ditore           14

Të shëruar në 24 orë        33

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 502

Testime totale               1,808,310

Raste pozitive                  275,191

Raste të shëruara            271,339

Raste Aktive                         356

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            228

Fier                  43

Vlorë               30

Gjirokastër     13

Shkodër         9

Elbasan          9

Korçë              8

Durrës              7

Berat                3

Kukës               3

Lezhë               3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura