Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Asnjë humbje jetë nga koronavirusi, janë infektuar 15 persona

Dec 18, 2022 | 16:43
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 290 testime kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë, ndërsa janë shëruar 23.

testi covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”

SITUATA NË 24 ORË

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në Bashkitë:

7 në Tiranë, 4 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Himarë.

Janë 206 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,753 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 18 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                15

Të shëruar në 24 orë             23

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       290

Testime totale                   2,015,357

Raste pozitive                      332,553

Raste të shëruara                  328,753

Raste Aktive                             206

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    151

Fier                           18

Vlorë                         8

Durrës.                      5

Lezhë.                        5

Gjirokastër                7

Berat.                        5

Elbasan.                   3

Shkodër                 3

Korçë.                       1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura