Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

Nov 15, 2022 | 17:39
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete nuk është regjistruar se pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 637 testime, 36 qytetarë janë infektuar, ndërsa janë shëruar 12 pacientë.

testi covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”.

Situata ne 24 ore

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 637 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto Bashki:

22 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Elbasan, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Dimal.

Janë 197 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 15 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 637

Testime totale 2,003,650
Raste pozitive 332,070
Raste të shëruara 328,279
Raste Aktive 197
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 144
Vlorë 15
Fier 12
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 2
Durrës 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura