Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: Shënohen 445 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit dhe një humbje jete

Aug 17, 2022 | 17:50
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 445 raste të reja me COVID nga 1368 testime të kryera në total. Ndërkohë ka ndërruar jetë një person, konkretisht një qytetare nga Tirana 93 vjeçe.

WhatsApp-Image-2020-04-18-at-3.04.59-PM-1024x682-1

Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar.

“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (17 Gusht 2022)

Raste të reja ditore             445

Të shëruar në 24 orë          401

Të shtruar në spitale            22

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                    1368

Testime totale               1,945,846

Raste pozitive                  323,050

Raste të shëruara              315,943

Raste Aktive                        3,533

Humbje jete                         3,574

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      1,437

Fier                                                              487

Vlorë                                            311

Durrës                                     300

Korçë                                         193

Elbasan                                  166

Shkodër                                                  154

Lezhë                                           149

Gjirokastër                                       141

Berat                                                             112

Dibër                                              62

Kukës                                             21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura