Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: Vetëm këtë vit punësuam 153 mjekë dhe 820 infermierë

Nov 13, 2018 | 11:30
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot se vetem gjate ketij viti në sistemin shëndetësor publik janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë.

mjeket-633x330

Teksa ka publikuar te dhenat e 10-mujorit, Manastirliu ka theksuar se nga mjekët që janë punësuar në sektorin publik, 79 prej tyre janë punësuar në spitale dhe 74 mjekë në shërbimin parësor.

Nderkohe, sipas saj, falë programit të bonusit gjatë këtij viti janë punësuar 16 mjekë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë edhe 35 mjekë që janë në proçedurë punësimi në shërbimin parësor vetëm në Tiranë.

Ministrja garantoi se me buxhetin e vitit 2019, do të ketë 7% të pagave për mjekët dhe infermierët. “Nga rritja e pagave do të përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve”- theksoi ajo.

Pjese e thithjes se mjekeve ne kete sektor shume te rendesishem eshte edhe aplikimi  përmes platformës “Infermierë për Shqipërinë” që prej shpalljes të mënyrës së re të punësimit të infermierëve, janë punësuar 820 teknikë të shkencave mjekësore.

Konkretisht: 
–    715 infermierë
–    68 mami
–    18 teknikë laboratori
–    15 teknikë imazherie
–    4 fizioterapistë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura