Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete nga koronavirusi, 2 qytetarë të infektuar

Dec 27, 2022 | 17:35
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 87 testime dy qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thote ministria.

Situata ne 24 ore

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 87 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Fier dhe Finiq.

Janë 195 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,913 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 87

Testime totale 2,017,950
Raste pozitive 332,686
Raste të shëruara 328,913
Raste Aktive 177
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 139
Fier 13
Durrës. 7
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Berat. 3
Lezhë. 2
Shkodër 2
Korçë. 1
Elbasan. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura