Ministria e Mbrojtjes nxjerr në shitje 40 avionë dhe helikopterë ushtarakë

Feb 2, 2016 | 17:51
SHPËRNDAJE
MiG-19PM
Avion MiG-19

Ministria e Mbrojtjes ka nxjerr në ankand 36 avionë luftarakë dhe katër helikopterë. Shitja e këtyre mjeteve luftarake do të bëhet për përdorim jo ushtarak, sqarohet në njoftimin e ministrisë. Ankandi do të jetë publik dhe do të organizohet më 22 shkurt tek Drejtoria e Ankandeve dhe Prokurimeve. Nga ky ankand Ministria e Mbrojtjes synon të nxjerrë mbi 61 milionë lekë nga shitja e tyre.

Avionët MiG – 19 dhe MiG 21, janë më të shtrenjtët pasi kanë një çmim fillestar prej 1.9 milionë lekë. Në shitja janë 10 avionë të tillë të cilët ndodhen në bazën ajrore të Gjadrit.

Avionët MiG-19 janë prodhim rus i vitit 1953 që NATO i njeh me emrin “Fermeri”. Ata janë prodhim i gjeneratës së dytë, kanë vetëm një vend dhe janë më dy motorë. Ky ishte avioni i parë i Rusisë që mund të arrinte një shpejtësi supersonike në fluturim.

Ndërsa avionët më të lirë janë Jak-18, ku janë nxjerr 6 të tillë në shitje dhe kanë një çmim fillestar prej 1.1 milionë lekë. Avionë të tillë ndodhen në bazën ajrore të Kuçovës.

Në shitje janë dhe katër helikopterë po rus, Mil Mi-4. Ky lloj helikopteri përdoret për shërbim ushtarak dhe civil për rol transportues.

Ankand

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura