MINISTRIA E KULTURËS DREJTORIA RAJONALE E TRASHËGIMISË KULTURORE VLORË SEKTORI I FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

May 22, 2020 | 16:30
SHPËRNDAJE
  1. Institucioni Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, njofton subjektet e interesuara të liçensuara për restaurim, të marrin pjesë me ofertat e tyre publike në konkursin publik të shpallur nga ky institucion.
  1. Objektet që do të restaurohet janë: Restaurim “Muri jugor në kalanë e Kaninës”, Restaurim “Teqeja e Kaninës”, Resturim “Tyrbe e Kaninës” dhe ndodhen në fshatin Kaninë, Bashkia Vlorë.
  1. Fondi limit i vënë në dispozicion është 326.223,00 (Tetë milion e treqind e njëzet e gjashtë mijë e dyqind e njëzet e tre) lekë (pa TVSH). Financuar nga fondet e Bashkimit Europian “INTERREG IPA II CBC GREECE-ALBANIA 2014-2020”, në kuadër të programit “MILESTONES III”.

  2. Data e përfundimit të restaurimit do të jetë 210 ditë, nga data e lidhjes së kontratës.

    5. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 26.05.2020, ora 10:00, në Zyrën e Protokollit të institucionit. Ofertat e paraqitura pas këtij afati do të refuzohen

    6. Kandidatët e interesuar mund të inspektojnë dokumentat e restaurimit, çdo ditë nga ora 10:00 deri 14:00, pranë Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

    7.  Dokumentat standarde të restaurimit mund të tërhiqen pranë institucionit, në bazë të kërkesës me shkrim nga ora 10:00 deri 14:00.

    8. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentat standarte të restaurimit, të miratuara për këtë qëllim.

    9. Ofertat do të shqyrtohen nga komisioni i vlerësimit, në datën 01.06.2020, ora 11:00, në zyrat e D.R.T.K – Vlorë, Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

    10. Përfaqësues të autorizuar me shkrim të ofertuesve, janë të ftuar të ndjekin hapjen e Ofertave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura