Ministria e Kulturës, 3 milionë lekë për letërsinë shqipe

Jun 2, 2015 | 11:53
SHPËRNDAJE

Plot 3 milionë lekë është shuma që Ministria e Kulturës vë në dispozicion për të mbështetur krijimtarinë letrare shqiptare.

Duke filluar prej ditës së djeshme, deri më 30 qershor, autorë shqiptarë e botues ftohen të bëhen pjesë e një aplikimi, i cili do të mundësojë mbështetjen financiare të krijimtarisë letrare.


Për të gjithë të interesuarit, aplikimi kryhet nga botuesi, i pajisur me një licencë botimi, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, ndërkohë që financimi për mbështetjen e procesit krijues të veprës do të mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe i shkon drejtpërdrejt autorit.

Autori do të paguhet me shumën totale prej 250.000 lekësh. Për të gjithë ata që do të aplikojnë, kërkohet një draft i projektit të librit në proces, 50 faqe për librin në prozë dhe 10 poezi për librin me poezi; kontratë e lidhur mes autorit dhe botuesit; katalog botimesh (shtëpia botuese).

Drafti i veprës në proces do të shqyrtohet nga një juri me ekspertë të fush- ës. Në fazën e dytë, fituesit dorëzojnë në Ministrinë e Kulturës brenda 1 nëntorit 2015, draftin e zhvilluar të veprës në proces (rreth 150 faqe prozë dhe 30 poezi). Autori angazhohet për përfundimin e veprës brenda vitit, nga data e lidhjes së kontratës për mbështetjen financiare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura