Ministria e Jashtme njoftim për qytetarët shqiptarë në Kanada: Ja ku të aplikoni për zgjatjen e qëndrimit

Mar 21, 2020 | 19:18
SHPËRNDAJE

Ministrja e jashtme ka bërë një njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada, por që nuk mund të largohen dot si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Me një shënim në facebook, ministria bën të ditur se ata mund të aplikojnë online, për të zgjatur qëndrimin. Çdo qytetarë mund të aplikojë në linkun: https://bit.ly/2UawUkE

ministria-e-jashtme

Njoftimi i plotë:

Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kanada.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kanada, se sipas autoriteteve kanadeze, të gjithë shtetasit e huaj që për shkak të situatës së krijuar për shkak të COVID-19, nuk kanë mundur të largohen nga Kanadaja, mund të aplikojnë online për zgjatjen e statusit tuaj të qëndrimit, para përfundimit të tij.

Aplikimi mund të bëhet online në linkun: https://bit.ly/2UawUkE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura