Ministria e Jashtme deklaratë të rëndësishme për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuara që nuk mund të kthehen

Mar 26, 2020 | 19:02
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije në një deklaratë se shqiptarët e mbetur në Mbretërinë e Bashkuara për shkak të mbylljes së kufijve dhe anulimit të fluturimeve, do t’u zgjatet viza.

Corona-2350557

Sipas Ministrisë të Jashtme, kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

-Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19, do t’ju zgjatet viza.

-Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

-Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë ? duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19?, përmes adresës ? [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura