Ministria e Brendshme, aktivitet për refugjatët në qendrën në Babrru

Jun 20, 2016 | 14:56
SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me zyrën e UNHCR në Shqipëri nisën një fushatë ndërgjegjësuese në kuadër të Ditës Botërore të Refugjatëve.

IMG_1153Fushata synon të ndihmojë në integrimin e refugjatëve dhe t’u gjendet pranë në nevojat e tyre.

Në aktivitetin e organizuar në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea tha se kjo ditë merr një kontekst tjetër në këtë vit dramatik, sa i përket situatës së refugjatëve.

“Nëse do shihnim situatën e azilkërkuesve në vite, në 2013 ka pasur vetëm 431 mijë azilkërkues në mbarë Europën.

Ky numër është rritur me 627 mijë në 2014-ën. Dhe ka arritur në 1,3 milion në 2015. Pikërisht ky numër aplikimesh i rritur me 50% tregon dhe njëherë si jemi ne në këtë situatë e sa të bashkuar do jenë të gjithë vendet – pa përdorur vende të tjera si tampone për të mbyllur një plagë pa e shëruar atë”, tha Elona Gjebrea.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura