Ministri i Drejtësisë fton opozitën për vettingun: Ne s’i kemi votat, por do kërkojmë të zgjasim mandatin e KPK-së dhe KP deri në përfundim të procesit

Sep 16, 2021 | 14:13
SHPËRNDAJE

Mazhoranca i kërkon bashkëpunim opozitës për të zgjatur mandatin e dy organeve të vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, të cilave u përfundon në vitin 2022.

 

Ka qenë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë kërkesën nga foltorja e Kuvendit duke deklaruar se duhet zgjatur mandati i këtyre dy instancave deri në përfundim të procesit të vettingut.

Ai shprehet se mazhoranca nuk i ka votat në Kushtetuese për të zgjatur mandatin, ndaj ka kërkuar bashkëpunim me opozitën.

Ndërkohë Manja bëri të ditur se janë dhe 831 subjekte që do të kalojnë në sitën e vettingut.

“Dëshiroj t’i kthej përgjigje një deputeti që ka ngritur problemin e mbarimit të mandatit të KPK-së. Si do vijojë puna e vettingut. Siç u theksua nga fjala e kryeministrit, reforma në drejtësi dhe konsolidimi i sistemit të ri do vijojë në top listën e prioriteteve të qeverisë. Është e vërtetë që mandati i organeve të vettingut është Kushtetues. KPK dhe Komisioneri publik, mandati është 5 vjet, ndërsa për KPA mandati është 9 vjet. Mandati i tyre mbaron më 17 qershor 2022 për KPK dhe KPA. Janë 801 subjekte për t’u rivlerësuar. Ecuria e deritanishme është e tillë, janë 431 subjekte të vetuara dhe mbeten në process mbi 370 subjekte.

Për të ruajtur standartet ksuhtetuese dhe ligjore, ne mendojmë dhe jemi në komunikim me bashkëautorët e reformës në drejtësi me BE dhe SHBA, ky process të përfundohet nga organet e vettingut. Do kërkojmë nga opozita që mandati i KPK-së dhe Komisionerit Publik, që të shtyhet mandati i tyre deri në përfundim të procesit të vettingut. Ne nuk i kemi votat në Kushtetutë për të zgjatur mandatet, ndaj do kërkojmë konsensusin e opozitës, pasi mbarimi i procesit të reformës në drejtësi është garanci për të patur një sistem të konsoliduar” – tha Manja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura