Zbardhet biseda e tensionuar Tahiri-Doshi, ja çfarë dëgjuan klientët

Mar 1, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/Nje takim i papritur dhe i tensionuar ka ndodhur pasditen e djeshme ne ambientet e hotel “Rogner”. Ministri i Brendshem Tahiri ka pranuar te ulet ne nje tavoline me deputetin rebel te PS, Tom Doshi pas kerkesave te shumta te deputetit te Shkodres dhe refuzimeve te vazhdueshme te tij. 

Doshi-Tahiri

Duket se ka qene nderhyrja e Kokedhimes ajo qe e ka mundesuar takimin ne nje tavoline ne fund te barit ne pjesen e jashtme te hotelit te njohur. Por ne fund te mbi 50 minutave palet kane mbetur ne pozicionet fillestare.

Zerat e larte, komunikimi i tensionuar dhe fraza kercenuese kane shqetesuar dhe kuriozuar klientet e pakte te lokalit ne ate ore te pasdites. Deputeti Doshi ka kerkuar shpjegime per qendrimin radikal te ministrit te Brendshem, ndersa ky i fundit eshte degjuar te thote se nuk levizte asnje presje nga deklaratat qe kishte bere.

Foto pas akuzave të bëra nga Tom Doshi për Tahirin, për emërimet në polici

Klientet, mes tyre edhe nje ambasador i rendesishem, kane degjuar edhe permendjen e emrave te Rames e Metes, por pa arritur te kuptojne kontekstin e fjaleve. Takimi ndodh dy dite perpara mbledhjes se grupit parlamentar te PS ku pritet te diskutohet edhe sjellja me e fundit e deputetit te Shkodres.

Diten e enjte, jashte salles se Kuvendit, deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, i kërkoi Kryeministrit Rama të bëjë transparente kërkesat që ai i ka bërë për interesa personale. Doshi tha se do të përballet me Kryeministrin Rama, madje ai kërcënoi se nëse do të flasë, mund të trondisë maxhorancën dhe Qeverinë.

“Unë i kërkoj Kryeministrit që t’i bëjë publike kërkesat e mia personale. Shqetësimet e mia kanë qenë për problemet që janë me bazën e Partisë Socialiste, për premtimet që ai ka bërë në fushatë, që nuk ka dhënë asnjë investim për Shkodrën. I gjithë buxheti është përqendruar në Jug. Kemi premtuar në fushatë për ujitjen e çdo bime. Në Shkodër s’kanë ujë me pi. Pra janë disa komuna që i kemi premtuar bashkë dhe u kam thënë që unë nuk vij më në fushatë për t’ju kërkuar më votën, nëse ujësjellësit nuk bëhen deri në zgjedhjet e ardhshme. Do t’ia bëj me dije Edi Ramës që sot e tutje, mes meje dhe tij, nuk ka më paqe dhe do ta shohim se kush është i humbur prej kësaj situate. Çdo gjë do t’ia bëj publike, por edhe ai t’i bëjë publike ato që thotë. Kur të flas unë, do t’i dridhen themelet maxhorancës dhe Qeverisë”, tha Doshi për gazetarët. 

Më pas ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i quajti akuza banale dhe shpifje deklaratat e deputetit socialist Tom Doshi. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Tahiri ka deklaruar se këto deklarata janë të njëjta me nivelin banal të akuzave dhe shpifjeve që bën opozita.

“E para e punës duhet të pyesësh atë që ka bërë deklaratën e jo mua. E dyta, unë nuk besoj se është e shëndoshë për Parlamentin, institucionin, shoqërinë niveli banal i akuzave dhe i shpifjeve të tipit të Berishës. Akoma dhe shumë keq më vjen kur këtij niveli i përafrohet cilido përfaqësues i maxhorancës. Ajo që di të them me shumë siguri, është që kryeministri, secili prej ministrave, maxhoranca në tërësi, është angazhuar përballë qytetarëve shqiptarë për t’i garantuar mundësi të barabartë çdo qytetari shqiptar përballë qeverisë dhe askush të mos jetë i privilegjuar pavarësisht pozitës politike dhe financiare. Për më tepër, unë në parim të punës sime, çdo ministër në parim të punës së vet dhe qeveria në tërësi në parim të punës së saj, maxhoranca në raport me angazhimin që ka marrë përballë qytetarëve dhe punës që po bën në qeveri, nuk është aspak e gatshme t’i falet pengmarrjes nga askush që ka qenë dje, para 23 qershorit dhe sot pas 23 qershorit”, tha Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura