Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut infektohet me COVID-19: Jam mirë, nuk kam simptoma

Jul 22, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshinik Bekteshi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një njoftimi në facebook, ku shkruan se nuk ka simptoma dhe se ndjehet mirë, ndërsa shton se familjarët e tij kanë rezultuar negativë.

bekteshi-agjyshev

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokolleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ në testin për KOVID-19.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokollet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkroi Bekteshi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura