Ministri Lleshaj nga Vlora: Prioritet kryesor goditja e krimit të organizuar përmes financave të tyre

Feb 14, 2020 | 12:10
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nga Vlora tha se prioritet për vitin 2020 do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre.

Për këtë, Lleshaj kërkoi angazhimin e të gjithë institucioneve, duke vënë theksin tek ato institucione që merrem me tatimet apo taksat.

sander lleshaj

Lleshaj shtoi se do të vijojë gjithashtu edhe aksionin për të mos lejuar kultivimin e bimëve narkotike.

Viti 2020 i rëndësishëm dhe prioritet rindërtimi i vendit pas tërmetit te nëntorit. Qëllimi tjetër mbetet goditja e krimit te organizuar dhe kryesisht financat e tyre. Krimi ka ngritur një biznes te dëmshëm për vendin. Goditja e krimit mes financave te tyre është prioritet dhe kryesorë. Për ketë kërkohet angazhimi i te gjitha institucioneve dhe jo vetëm policisë. Flas për ato institucione që merren me tatimet apo taksat.

Nëse të gjitha institucionet do ta bëjnë si duhet punën e tyre,  nuk ka sesi te ketë raste kultivimi. Vjet ka qenë maji, kur i thamë policisë çfarë kapet brenda kësaj date është merita juaj, çfarë behet pas kësaj është te përgjegjësia juaj. Këtë vit ky afat është Mars. Jam i bindur se kjo do të realizohet si objektiv. Por nuk është vetëm  përgjegjësi e policisë, por edhe administratorët lokal, kryepleqtë dhe pushteti vendor etj.

Edhe ne ketë rast policia do të merret me personat  përgjegjës  jo me bimët. Pra jo të kosisë me male, kjo është qasja  dhe jo objektiv. Nësë është territor privat është e thjeshtë përgjegjësia,  nëse është territor shtetëror është e qarte përgjegjësia.  Fenomeni është minimizuar, por po  punojmë ti shterojmë një burim financiar krimit në përgjithësi.  Çështje tjetër  e rëndësishme ka te beje me emërtime e rrugëve, shesheve banesave  për tu mundësuar, një administrim normal  i territorit. Integrimi i regjistrimeve, të adresave me atë të gjendjes civile. Ky proces do ti besohet  prefekturës si proces”, tha Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura