Ministri ka probleme shëndetësore, anulon gjithë aktivitetet. Reagon zyra e shtypit

Nov 10, 2018 | 10:58
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Musa Demiri, në një prononcim për Gazetën Express ka folur për problemet shëndetësore që pati të premten ministri Skender Reçica. Dje ai anuloi të gjitha aktivitetet për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, e zëdhënësi i ministrisë përkatëse thotë se gjendja e Reçicës nuk është shqetësuese.

skend_1541843210-5294776

Siç tregon Demiri, ministri Reçica kishte probleme të lehta shëndetësore dhe nuk pati asgjë serioze.

“Nuk ka pasur ndonjë problem të madh, çrregullime me lukthin”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie për Express.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,  Skender Reçica të premten anuloi konferencën për media dhe aktivitetet e tjera që kishte ditën e djeshme në agjendë. Sipas njoftimit të MPMS’së, Reçica i anuloi aktivitetet e tij ditore për shkak të gjendjes jo të mirë.

“Njoftoheni se për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ministrit të MPMS-së, z. Skender Reçica, anulohet konferenca e thirrur për sot në orën 13:00, për lansimin në konsultime publike të Koncept Dokumentit për Rregullimin dhe Menaxhimin e Fushës së Pensioneve dhe Beneficioneve, të hartuara nga MPMS”, thuhej në njoftim.

Ky njoftim është dërguar pas një njoftimi të mëhershëm në mëngjes ku ishin ftuar mediat që të merrnin pjesë në këtë aktivitet. /Express/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura