Ministri i Mbrojtjes së Sudanit, Gamal Omar ka ndërruar sot jetë në Xhuba, kryeqytetin e Sudanit të Jugut, njoftuan autoritet sudaneze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Sovran i Sudanit përmes një deklarate bëri të ditur se 59-vjeçari Omar, ndodhej në Xhuba për bisedime rreth marrëveshjes së sigurisë me grupet rebele sudaneze.
Në një deklaratë tjetër, ushtria sudaneze tha se vdekja e ministrit Omar ishte shkaktuar nga një sulm në zemër.
Funerali zyrtar për ministrin është planifikuar të mbahet në Kartum pasi trupi i tij të kthehet në kryeqytet.
Omer ishte anëtar i Këshillit Kalimtar Ushtarak (TMC) që mori pushtetin pas rrëzimit të ish-presidentit Omar al-Bashir nga ushtria vitin e kaluar.
Ai gjithashtu ishte në krye të shërbimit të inteligjencës ushtarake nga marsi i vitit 2017 deri në përmbysjen e Al-Bashirit në prill të vitit të kaluar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al