Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov viziton Beogradin me datë 7 qershor, takim me presidentin serb Vuçiç! Pritet të diskutohet për Kosovën

May 27, 2022 | 23:41
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin me datë 7 qershor. Lajmi bëhet me dije nga mediat serbe.

sergej-lavrov005-830x0

Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb që nga presidenti Aleksandër Vuçiç ku pritet të diskutojë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe qëndrimi i Serbisë përballë kësaj situate.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE po përgatit skemën më të ashpër të sanksioneve deri më tani.

Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe BE ka rritur presionin ndaj Beogradit.

Vizita e Lavrov do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura