Ministri i Jashtëm i Luksemburgut tregon kur do çelen negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Oct 3, 2017 | 15:38
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka bërë me dije sot se “në vitin 2018 mund të çelim negociatat për Shqipërinë me Bashkimin Evropian”.

ministri luksemburg

Sipas tij, viti 2018 mund të jetë një vit i mirë për Shqipërinë.

“Luksemburgu do ta promovojë këtë, por s’varet vetëmn nga Brukseli. Varet edhe nga politika e brendshme. Kemi shpenzuar më tepër se 7.6 milione për ndihmë teknike për qytetarët shqiptarë, mendoj që dicka e tillë është goxha ndihmë, është respektuar ndihma nga vendi juaj, duhet të jetë e mundur që të nënshkruajmë edhe marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë”, tha Jean Asselborn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura