Ministri i Jashtëm i Gjermanisë të enjten vizitë zyrtare në Kosovë

Apr 20, 2021 | 23:38
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, pritet të qëndrojë të enjten në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë.

Heiko-Maas

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” kanë bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryediplomati gjerman, Heiko Mass, pritet ta takojë homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Reporteri.net ka tentuar të marrë konfirmim zyrtar nga MPJD në lidhje me vizitën e paparalajmëruar të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, por pa suksesshëm.

Burimet e Gazetës Online ‘Reporteri.net’ nuk kanë dhënë arsyet që e kanë shtyrë ministrin Maas të marrë rrugën drejt Prishtinës në një vizitë të paparalajmëruar zyrtare, dhe as ta sigurojë kohëzgjatjen dhe agjendën e plotë të vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë.

Po ashtu, nuk dihet ende se me cilët lider tjerë, pos ministres Gërvalla, do të takohet i pari i diplomacisë gjermane dhe nëse në agjendën e tij do të përfshihen takimet me krerët shtetërorë, Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti apo Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura