Ministri i Drejtësisë në “lupën” e ambasadave

May 24, 2016 | 9:17
SHPËRNDAJE

Zenun Pajaziti dhe Gani Koci janë dy emrat e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për te drejtuar Ministrinë e Drejtësisë, pasi që ministri aktual Hajredin Kuçi është paralajmëruar se do ta mbajë vetëm postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Pajaziti
Pajaziti

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, për shkak të ndjeshmërisë së punës në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëpunimit të saj me Gjykatën Speciale, PDK-ja ia ka dërguar këto dy emra të zyrtarëve të saj ambasadave më me ndikim në vend, në mënyrë që të zgjidhet njëri prej tyre, pasi që të bëhen verifikimet e nevojshme.

Gani Koci
Gani Koci

“Gani Koci dhe Zenun Pajaziti janë dy propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës për ministër të Drejtësisë. Arsyeja e vonesës pse s’po emërohen ende, është se ministri i Drejtësisë po verifikohet nga ambasadat më me ndikim në vend”, ka thënë një burim i gazetës “Zëri” brenda Qeverisë së Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura