Ministri i Brendshëm gjerman: Asnjë shans për të fituar azil, në Shqipëri s’ka arsye për përndjekje politike

Apr 28, 2015 | 12:28
SHPËRNDAJE

Fluksi i muajve të fundit i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani ka qenë një nga fokuset e bisedes së takimit të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri në Berlin me Ministrin e Brendshëm të Gjermanisë, Thomas De Maiziere. Ky i fundit tha pas takimit me Tahirin tha se shqiptarët s’kanë shans për të fituar azil në Gjermani, pasi në Shqipëri s’ka arsye për përndjekje politike.

Ministri Tahiri, foto ilustruese

“Po merremi bashkarisht me një cështje që na shqetëson, sic është azili. Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ky është një shqetësim i madh sepse mund të prodhojnë pasoja në raport me vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangit. Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre. Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike. Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunënim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, tha ministri gjerman.

Ministri Tahiri shprehu angazhimin e Qeverisë Shqiptare për ndalimin e azil kërkuesve të paligjshëm, duke prezantuar masat që ka marrë policia shqiptare në pikat kufitare, apo në hetimin e grupeve që mashtrojnë shqiptarë duke u premtuar azil, si dhe kërkoi gjithashtu shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave nga pala gjermane.

“Patëm një takim të frytshëm me kolegun për të shtuar bashkëpunimin lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit duke konsideruar eksperiencën e frytshme që kemi patur deri tani, por edhe bashkëpunimin në të ardhmen. Gjermania ka ndihmuar me ekspertizë Policinë shqiptare dhe për të forcuar kapacitetet, dhe po kështu do të vazhdojmë, në mënyrë që të shtrojmë bazën për një bashkëpunim të sigurt lidhur me luftën kundër korrupsionit, veçanërisht kundër korrupsionit elitar, krimit të organizuar dhe gjithashtu Byronë Kombëtare të Hetimit, si një institucion që do të ketë ekspertizë edhe nga partnerët gjermanë.

Shqetësimi për azil-kërkuesit, është një shqetësim që po adresohet edhe në vendin tonë. E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria, dhe gjithashtu ia bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë, vijnë kërkojnë azil politik. E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike, dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë”, tha Tahiri. 

Ministri i Brendshëm gjerman

Mes dy ministrave u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit dhe përpjekjen e përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Pas takimit u mësua se Gjermania do të asistojë me ekspertizë palën shqiptare në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe asistencë teknike për forcat speciale RENEA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura